top of page

Policia jep detaje/ Ja kush është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë në Pogradec

  • Jun 14
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një 26-vjeçareje është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë.


Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 11:30, automjeti që drejtohej nga shtetasi G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi E. Ll., banues në Maqedoninë e Veriut.


Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën shtetasja E. Ll., 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin me targa të huaja.


Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar edhe drejtuesit e të dy automjeteve, si dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetet e përfshira në përplasje.


Sipas autoriteteve, katër të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page