top of page

POLICIA/ Parkim i parregullt në lagjen 1, blutë e Pogradecit procedojnë 33-vjeçarin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 31
  • 1 min read

Parkoi automjetin në mënyrë të parregullt, procedohet penalisht.


Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, konstatuan në lagjen nr. 1, në qytetin e Pogradecit, 1 automjet të parkuar në mënyrë të parregullt, që ishte bërë pengesë për lëvizjen e përdoruesve të rrugës.


Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page