Programi "Pas Shkolle”/ Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit për mësuesit për orët shtesë
- Apr 10
- 1 min read
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njoftoi sot se në vazhdim të ndryshimeve ligjore të muajit mars, një vendim i ri i Këshillit të Ministrave mbështet zgjatjen e kohës së qëndrimit në shkollë, si pjesë e programit të "Pas Shkolle".
Për këtë arsye, Kumbaro theksoi qeveria ka vendosur dyfishimin e honorarit me të cilin shpërblehen orët jashtë programit mësimor të detyruar, duke e çuar në 1000 lekë për një orë nga 500 lekë që ishte e parashikuar, si dhe duke e hapur listën e bashkëpunimit përtej mësuesve të shkollave, me mësues në pension, ekspertë e specialistë të arteve, zejeve, e fushave të tjera.
“Kjo pjesë e programit duhet të mbështetet financiarisht, kjo është arsyeja pse sot Këshilli i Ministrave që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruara në shifrën 10 mijë lekë të vjetër për orë, për 60 minuta. Ishte e parashikuar 5 dhe kemi mbërritur në 10.
Jo vetëm kaq, por ne hapim listën e bashkëpunëtorëve me mësuesit që janë brenda sistemit shkollor, të cilët pasi kanë kryer orët e detyrueshme dhe ndoshta nuk kanë energjinë e duhur për të vazhduar edhe dy-tri orë të tjera, por e hapim këtë listë, tashmë me këtë vendim për mësues që janë në pension, që janë aktivë dhe kanë dëshirë të jenë pjesë e këtij programi, për specialistë të ndryshëm të arteve, të muzikës për artizanë”,-tha Kumbaro./CNA
“KORÇA BOOM”
















