top of page

Pse qeshi Hygerta Sako ndaj Arnold Siaw? Gazetarja tregon të VËRTETËN

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Hygerta Sako në profilin e gazetares sportive në RTSH ka treguar më në fund arsyen pse qeshi gjatë momentit kur para kamerave u shfaq lojtari i Burrelit Arnold Siaw, i cili u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”:  


“Situata eskaloi jo për shkak të Arnold Siaw. Nuk ishte ai arsyeja e të qeshurave. Absolutisht fare. Ka qenë një situatë në atë moment që të qeshurat kishin ndodhur edhe më përpara.


Mua ma dërgon emrin shefi i garave të ndeshjes. Mirëpo, unë kam pak probleme me sytë, ishte e pamundur për mua ta riprodhoja si emër, sepse nuk është një personazh i njohur. Ishte një situatë që po qeshja më shumë me veten time dhe me një problem me sytë e mi.


Studio dhe të ftuarit e mi e dinë këtë gjë. E qeshura mori për kot në një farë mënyre. Gjatë karrierës sime televizive nuk jam përfolur kurrë për një gjë të tillë, ndonëse në kampionatin tonë ka pasur shumë lojtarë me ngjyrë./ NEWSPORT

 “KORÇA BOOM”            

ree

bottom of page