“Publiku ka vendosur...”/ Luizi tregon çfarë do i ngelë merak që nuk ishte te dasma e Arbanës
- Korca Boom
- Jun 18, 2023
- 1 min read

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka ndarë një urim për Arbana Osmanin edhe Eduart Grishajn nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron prej disa ditësh për shkak se është i angazhuar me disa koncerte atje.
Duke ndarë një video me ndjekësit, këngëtari i njohur tregon se meraku i vetëm që ka nga dasma është se nuk do të shohë reagimin e Arbanës kur ta pyesin nëse do ta marrë për burrë Eduartin, duke improvizuar suspancën e “Big Brother Vip” në momentin e eliminimeve.