LAJMI FUNDIT/ Devoll: Zetori del nga rruga dhe përmbyset në aksin Korçë-Bilisht, plagoset drejtuesi
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar në juglindje të vendit, në aksin Korçë-Bilisht, pranë fshatit Cangonj në Devoll, ku një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ BalkanWeb
“KORÇA BOOM”
















