top of page

Punimet për restaurimin e Bibliotekës së Fëmijëve “Thoma Turtulli” me ritme të shpejta

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Punimet për restaurimin e Bibliotekës së Fëmijëve “Thoma Turtulli” po ecin me ritme të shpejta dhe tashmë objekti po merr formën e tij përfundimtare.


Çdo ditë që kalon na afron më shumë me rikthimin e një hapësire të rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë e Korçës, ku tradita ndërthuret me vizionin modern për edukimin, teknologjinë dhe inovacionin.


Me respekt për vlerat arkitekturore dhe historike të godinës, kjo bibliotekë do të jetë shumë shpejt një qendër e gjallë dijesh, krijimtarie dhe zhvillimi për brezat e rinj, duke vijuar denjësisht amanetin e filantropit Thoma Turtulli për të rinjtë e Korçës.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page