Për një Pogradec më të pastër: Vijon procesi i dezinsektimit në shëtitore
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH), ka vijuar me fazat e procesit të dezinsektimit përgjatë shëtitores së qytetit. Ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar një mjedis sa më të pastër, të shëndetshëm dhe komod për qytetarët dhe vizitorët që frekuentojnë këtë zonë shumë të dashur të Pogradecit.
Ky proces është i domosdoshëm për parandalimin e përhapjes së insekteve dhe vektorëve që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin publik, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur qyteti përjeton fluks të lartë turistësh.
Bashkia fton qytetarët të jenë bashkëpunues dhe të informuar për rëndësinë e këtij shërbimi në ruajtjen e higjienës dhe cilësisë së jetës urbane.
“KORÇA BOOM”
