top of page

Universiteti “Fan S. Noli” forcon lidhjet akademike me Tiranën dhe Vlorën – Marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim të përbashkët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read


Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me dy nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë në vend: Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

Ky bashkëpunim parashikon një sërë iniciativash të përbashkëta që synojnë forcimin e cilësisë akademike, rritjen e mobilitetit të studentëve dhe stafit, si dhe nxitjen e kërkimit shkencor. Ndër pikat më të rëndësishme të marrëveshjes janë:

  • Zhvillimi i programeve të përbashkëta studimi, përfshirë diploma të dyfishta ose të përbashkëta;

  • Udhëheqje të përbashkëta të doktoraturave dhe mentorime akademike ndëruniversitare;

  • Shkëmbime të stafit akademik dhe administrativ, si dhe të studentëve për periudha të caktuara studimi apo praktike;

  • Bashkëpunim në kërkimin shkencor, përfshirë aplikime të përbashkëta në projekte, publikime, dhe organizim të konferencave, seminareve apo shkollave verore/dimërore;

  • Shkëmbim të literaturës shkencore dhe përfshirje në nisma për ndërtimin e kapaciteteve institucionale.

Ky hap strategjik synon të krijojë një rrjet të fortë bashkëpunimi ndëruniversitar brenda vendit, duke u dhënë mundësi të reja zhvillimi studentëve, kërkuesve shkencorë dhe pedagogëve, dhe njëkohësisht duke rritur impaktin rajonal të arsimit të lartë në Shqipëri.

“KORÇA BOOM”



bottom of page