Përfshihet nga zjarri banesa në Maliq, dyshohet se…
- 15 hours ago
- 1 min read
Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Vlocisht, në bashkinë Maliq, gjatë orëve të para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse, të cilat arritën të izolojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e zjarrit në banesat përreth. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas grupit hetimor, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë rrjeti elektrik i amortizuar, i cili ka shkaktuar një shkëndijë dhe më pas përhapjen e flakëve. Policia dhe autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ Ballkanweb
"KORÇA BOOM"
















