Përjashtohet nga gara për kreun e PD-së kandidati në Korçë: Më thanë se u bë për balancë fetare
top of page

Përjashtohet nga gara për kreun e PD-së kandidati në Korçë: Më thanë se u bë për balancë fetare

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gara për kreun e Partisë Demokratike në Korçë është shoqëruar me tensione dhe debat, pas përjashtimit të Bravaldi Xhafkës nga lista e kandidatëve. Xhafka mban aktualisht detyrën e Sekretarit Organizativ të degës.


Sipas raportimeve, vendimi është marrë nga drejtuesit Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Noka.


Zgjedhjet e parashikuara fillimisht për nesër janë shtyrë dhe do të zhvillohen më 3 maj.


Bravaldi Xhafka, i cili kishte shpallur kandidaturën e tij, ka pretenduar se përjashtimi i tij lidhet me arsye fetare, duke ngritur kështu një tjetër polemikë brenda procesit të brendshëm zgjedhor në degën e Korçës, shkruan Shqiptarja.


“Kjo situatë sigurisht që daton një muaj përpara. Na ka ardhur udhëzimi për të zhvilluar zgjedhje për kreun e Partisë Demokratike të degës Korçë.


Procedurat janë normale si në çdo degë tjetër. Ka ardhur udhëzimi, që ka kriteret për kandidaturat.


Janë ftuar të gjithë demokratët e Korçës që kush ka një plan, një platformë të vijë dhe të garojë siç funksionon në një parti demokratike.


Ashtu kam vendosur dhe unë të zhvilloj, të kandidoj me idetë e mia, me vizionin tim dhe me platformën timë që mendoj që ishte një platformë fituese për demokratët e Korçës.


Unë kam marrë një argument përjashtues, për çështjen e balancës fetare. Praktikisht është fyese për komunitetin, fyese për atë që unë përfaqësoj. Është fyese për demokratët e Korçës, por realisht kjo është e vërteta” – tha ai./ Wox

“KORÇA BOOM”


bottom of page