top of page

Përleshje fizike: Dy kirurgë përplasen me grushte në Klinikën e Fëmijëve

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku dy mjekë kirurgë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.


Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë se dy kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma. Ndërhyrja e një personi tjetër nga personeli mjekësor ka qenë e nevojshme për të ndarë dy mjekët.


Sipas raportimeve, konflikti ka nisur për shkak të një rasti të pacientit, që ka çuar në sherr mes dy profesionistëve.


Drejtuesit e QKUK kanë reaguar menjëherë: të dy kirurgët janë pezulluar për 6 muaj nga puna, ndërsa drejtori i Klinikës, Sejdi Statovci, i ka denoncuar në polici.

Policia e Prishtinë konfirmoi nisjen e hetimeve:


“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në QKUK. Bazuar në të dhënat fillestare, janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar si sulm. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave,” thuhet në njoftim.

"KORCA BOOM"


bottom of page