top of page

Përmbysen llogaritë: Ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë dhe Kosovës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar tashmë kundërshtarët e mundshëm në fazën play-off të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, pas mbylljes së ndeshjeve të fundit të fazës në grupe. Të dy kombëtaret do të jenë të vendosura në vazon e tretë, duke i detyruar të zhvillojnë gjysmëfinalet në transfertë ndaj një skuadre të vazos së dytë.


Në bazë të lëvizjeve të fundit në renditjen e FIFA-s dhe rezultateve të mbrëmjes, panorama e rivalëve të mundshëm është kristalizuar përfundimisht. Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të përballen me një prej këtyre katër skuadrave të forta që përbëjnë vazon 2: Polonia, Uellsi, Çekia ose Sllovakia. Dy emra spikasin veçanërisht për kuqezinjtë, Polonia dhe Çekia, kundërshtarë të njohur, të cilët kërkojnë revansh pas ndeshjeve të fundit direkte.


Shorti i nesërm do të përcaktojë çiftet gjysmëfinaliste dhe rrugët drejt finales së play-off-it. Fituesit e ndeshjeve mes vazove 2 dhe 3 do të përballen me fituesit e ndeshjeve mes vazove 1 dhe 4. Të enjten do të hidhet një short i veçantë për të përcaktuar se cila skuadër do të jetë pritëse në finalet e mundshme.


Sipas kalendarit zyrtar, gjysmëfinalet e play-off-it zhvillohen më 26 mars, ndërsa finalet mbahen më 31 mars.


Ndarja zyrtare e 16 kombëtareve në vazo:


VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

VAZO 2: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

VAZO 3: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut/ NOA

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page