top of page

Përplasje e fortë në autostradën Tiranë-Elbasan, një makinë shkatërrohet totalisht

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të premte në autostradën Tiranë–Elbasan, afër zonës së Bërzhitë.


Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe një prej automjeteve është dëmtuar rëndë.


Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.


Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

"KORCA BOOM"


bottom of page