top of page

LAJMI FUNDIT/ Përplasje e fortë në Korçë, një grua dërgohet me urgjencë në spital

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Përplasen “Porsche” dhe “Benz”, plagoset pasagjerja, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është regjistruar në Korçë, ku një automjet tip “Porsche” është përplasur me një mjet tip “Benz”.


Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur një shtetase, e cila ishte pasagjere në automjetin tip “Porsche”. Ajo është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.


Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page