top of page

Tjetër aksident, dy të pl*gosur transportohen me urgjencë në spital

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në qarkun e Fierit, vetëm pak kohë pas një tjetër përplasjeje. Ngjarja ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibop, ku dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin.


Në aksident janë përfshirë një “Audi” dhe një “Mercedes-Benz”, ndërsa nga përplasja njëri prej automjeteve ka përfunduar brenda ambienteve të një pike karburanti


Si pasojë e aksidentit, dy persona që udhëtonin në automjetin “Audi” kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Ky është aksidenti i dytë i regjistruar në qarkun e Fierit brenda një ore./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page