top of page

Përplasje e fortë në studio: Iliri refuzon faljen dhe shpërthen ndaj Angelos

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 27, 2025
  • 1 min read

Një debat i fortë ka shpërthyer mes Ilirit, Juxhinit dhe Angelos, duke sjellë tension dhe përplasje verbale mes tyre.

Iliri e ka konsideruar situatën poshtëruese, duke reaguar ashpër ndaj Juxhinit. “Të tallesh me një burrë 55-vjeç, turp të qoftë”, është shprehur ai, duke theksuar se ajo që ndodhi ishte fyese për të.


Nga ana tjetër, Juxhini ka tentuar të justifikojë veprimin e tij, duke deklaruar se gjithçka nisi si shaka dhe pa qëllim të keq. Ai u shpreh se i ka kërkuar falje Ilirit dhe se shpreson të jetë falur, por shtoi se priste edhe një kërkim faljeje nga Iliri për mënyrën e reagimit. “Unë ia sqarova situatën dhe ndoshta mund të më thoshte edhe ai më fal për reagimin”, tha Juxhini.


Iliri reagoi duke theksuar se nuk kishte asnjë koment për atë që ndodhi, pasi për të ishte një situatë poshtëruese. Ai mohoi se i ishte kërkuar falje drejtpërdrejt dhe u shpreh se nuk kishte arsye të kërkonte falje nga ana e tij. “Të falur publikut deri në gjunjë”, deklaroi ai me ironi.


Në debat ndërhyri edhe Angelo, i cili mendoi se Iliri duhet të kërkojë falje jo vetëm Juxhinit, por edhe të gjithë të pranishmëve që e përjetuan keq situatën. Ai shtoi se pa ndërhyrjen e tyre, Iliri mund të ishte larguar nga loja, duke e bërë edhe më të fortë përplasjen mes tyre.

Debati kulmoi kur Iliri reagoi ashpër ndaj Angelos me fjalët: “Ti më mban mua?”, duke treguar se tensionet mes palëve mbeten ende të larta.

"KORCA BOOM"


bottom of page