Përplasje me gjashtë të lënduar. Arrestohet i riu që drejtonte pa leje
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka arrestuar një 18-vjeçar për aksidentin e ndodhur dje në fshatin Verbas, ku përplasja mes dy automjeteve shkaktoi dëmtime te katër pasagjerët dhe te dy drejtuesit e mjeteve.
Sipas policisë, aksidenti përfshiu automjetin e drejtuar nga J. V., 18 vjeç, dhe automjetin e shtetasit F. S., 26 vjeç. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë J. V., pasi ky i fundit drejtonte automjetin pa leje, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë, për F. S. nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
"KORCA BOOM"



















