Qendra Rinore Korçë, një hapësirë e përmirësuar për energjinë dhe kreativitetin e të rinjve tanë!
- Aug 7, 2025
- 1 min read
Qendra Rinore Korçë, një hapësirë e përmirësuar për energjinë dhe kreativitetin e të rinjve tanë!
Me investimet e fundit, kjo qendër ofron një ambient modern dhe mikpritës ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet e tyre, të marrin pjesë në aktivitete kulturore, të argëtohen dhe të mësojnë së bashku.
Bashkia Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, mbështet fuqimisht krijimin e hapësirave që fuqizojnë rininë dhe nxisin pjesëmarrjen aktive në jetën e komunitetit.
Investimi te rinia është investimi te e ardhmja e Korçës.
“KORÇA BOOM”



















