Radhë kilometrike bllokuan qarkullimin, pezullim i përkohshëm i punimeve
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 1 min read
Punimet në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit janë ndërprerë përkohësisht, pas situatës kaotike të krijuar një ditë më parë, ku qarkullimi i automjeteve u paralizua për orë të tëra në radhë kilometrike.
Aktualisht është në diskutim një plan i ri për organizimin e punimeve. Qëllimi është që ndërhyrjet në rrugë të zhvillohen pa bllokuar ndjeshëm trafikun dhe për të shmangur përsëritjen e ngjarjes së njëjtë.
Autoritetet janë në pritje të një zgjidhjeje që të balancojë nevojën për përfundimin e projektit me rëndësinë e garantimit të një lëvizjeje normale të automjeteve.
“KORÇA BOOM”
