Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS: Integrimi europian në qendër të diskutimeve
- 2 hours ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste e Shqipërisë dhe kabinetin qeveritar.
Takimi do të mbahet në orën 11:00 në Pallati i Brigadave.
Në këtë mbledhje pritet të raportojnë mbi procesin e integrimit europian ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
Raportimi do të përqendrohet në pikat kyçe të Kapitullit 24 të negociatave me Bashkimin Europian, duke theksuar progresin dhe sfidat që mbeten përpara.
"KORÇA BOOM"
















