top of page

Rama prezanton Identitetin Digjital: Shqipëria e 2030-s do të jetë ndryshe

  • Oct 20, 2025
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital, një nismë që synon modernizimin e mëtejshëm të shërbimeve publike dhe jetës sociale në Shqipëri.


Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt Shqipërisë së vitit 2030, një vend që, sipas tij, do të jetë thellësisht i transformuar nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale.


“Shqipëria e vitit 2030 do të jetë shumë ndryshe nga ajo që është sot. Jeta e qytetarëve do të lehtësohet ndjeshëm përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë digjitale. Bashkimi Europian po punon për identitetin digjital dhe synimi është që qytetarët e BE-së të kenë një identitet unik digjital. Ne do të jemi një hap përpara – një vit përpara,” deklaroi Rama.

Ai theksoi se teknologjia është një avantazh i jashtëzakonshëm për vendet që e përqafojnë atë në mënyrë të plotë, duke e cilësuar si “bekimin e kohës sonë”.


Sipas kryeministrit, zhvillimet digjitale mundësojnë një progres jo vetëm linear, por shpeshherë me hapa të shpejtë që tejkalojnë epoka të tëra zhvillimi tradicional.


“Besojmë fort tek inovacioni dhe teknologjia, dhe përmes tyre jemi bërë vendi lider në rajon për shërbimet publike. Aktualisht po punojmë për ngritjen e një ‘acilatori’ – një platforme mbështetëse që do të ndihmojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe do të shërbejë në të gjithë sektorët për të përballuar sfidat”, u shpreh Rama.


Nisma për identitetin digjital është pjesë e axhendës së transformimit digjital të qeverisë shqiptare, e cila përfshin dixhitalizimin e shërbimeve, përdorimin e inteligjencës artificiale në administratë dhe lehtësimin e aksesit të qytetarëve në sistemet publike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page