Rikthehen reshjet kështu që mos i harroni çadrat! Ja si do të jetë moti për ditën e sotme
- 4 hours ago
- 1 min read
Sot vendi ynë pritet të përballet me mot të paqëndrueshëm. Qielli do të jetë kryesisht i vranët, me vranësira që herë pas here do të bëhen më të dendura.
Reshjet e shiut nisin që në orët e para të ditës, fillimisht të lehta dhe kryesisht në Ultësirën Perëndimore. Me kalimin e orëve, sidomos rreth mesditës, shiu përhapet edhe në pjesën tjetër të territorit. Në disa zona malore priten edhe shtrëngata të shkurtra.
Në mbrëmje, reshjet dobësohen dhe mbeten më shumë në jug të vendit dhe në zona të veçuara malore në verilindje. Në lartësitë mbi 1000-1200 metra, në veri-lindje dhe juglindje, pritet të ketë edhe reshje të lehta dëbore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi, ndërsa në det do të ketë dallgëzim të ulët, rreth 1 deri në 2 ballë.
“KORÇA BOOM”
















