Rritje page 135 euro për Mjekët, njohje e viteve të punës për Infermierët
- Dec 30, 2025
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama njoftoi se për sektorin e shëndetësisë është parashikuar një fond i posaçëm prej 15 milionë eurosh si fillim, për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.
Gjatë konferencës së fundvitit, Rama bëri me dije se do të ndërmerren dy hapa kryesorë: krijimi i Institutit Kombëtar të Tumoreve dhe rrjetëzimi i sistemit të kimioterapisë në spitalet e tjera, me qëllim uljen e fluksit në Spitalin Kryesor të Tiranës dhe rritjen e kapaciteteve të shërbimit.
Ai shtoi gjithashtu se do të ketë rritje page për mjekët, me 135 euro në muaj, si dhe njohjen e viteve të punës për punonjësit e shërbimit shëndetësor, duke përfshirë Infermierët, që do të ndikojë edhe në shpërblimet e tyre.
Kreu i Qeverisë theksoi se këto masa synojnë të përmirësojnë trajtimin e pacientëve dhe të forcojnë kapacitetin e sistemit shëndetësor në të gjithë vendin.
"KORCA BOOM"
















