OBSH jep alarmin: Bota drejt mungesës së miliona punonjësve të shëndetësisë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për një mungesë të konsiderueshme të punonjësve të shëndetësisë në mbarë botën gjatë viteve të ardhshme.
Sipas OBSH-së, deri në vitin 2030 mungesa globale mund të arrijë në 11.1 milionë punonjës shëndetësorë. Paralajmërimi vjen në një kohë kur në shumë vende po plaken njëkohësisht si popullsia, ashtu edhe personeli mjekësor.
“Në shumë vende, si popullsia ashtu edhe punonjësit e shëndetësisë po plaken në të njëjtën kohë. Kjo mund ta përkeqësojë më tej mungesën globale të parashikuar prej 11.1 milionë punonjësish të shëndetësisë deri në vitin 2030”, deklaroi OBSH-ja, duke iu referuar të dhënave nga më shumë se 100 vende.
Organizata vlerëson se deri në vitin 2030, 67 vende mund të kenë numër të pamjaftueshëm punonjësish shëndetësorë për të ruajtur standardet aktuale të ofrimit të shërbimeve mjekësore.
Për të ruajtur raportin aktual mes personelit shëndetësor dhe popullsisë, sipas OBSH-së, do të nevojiten edhe rreth 832 mijë punonjës shëndetësorë shtesë.
Problemi pritet të jetë veçanërisht i ndjeshëm në vendet me të ardhura të larta, përfshirë një pjesë të vendeve evropiane, ku përqindja e punonjësve të moshuar të shëndetësisë është më e lartë.
Në këto vende, OBSH-ja vlerëson se rreth një në tre mjekë mund të dalë në pension gjatë 10 viteve të ardhshme, duke shtuar presionin mbi sistemet shëndetësore.
“KORÇA BOOM”
















