Prishet Skaneri në Spitalin e Korçës, dhjetëra pacientë mbeten pa shërbim: Presim ta rregullojnë nga Tirana…
Në një denoncim të ardhur në adresën e SHEKULLIT, bëhet me dije se Skaneri kishte mbinxehje dhe nuk mund të funksiononte.
Skaneri i Spitalit Rajonal të Korçës është jashtë shërbimit prej të paktën dy ditësh, duke lënë pa marrjen e shërbimit dhjetëra pacientë, mes tyre edhe ata që vuajnë nga probleme onkologjike.
Në një denoncim të ardhur në adresën e SHEKULLIT, bëhet me dije se Skaneri kishte mbinxehje dhe nuk mund të funksiononte.
“Kemi pasur një vizitë të planifikuar prej shumë ditësh dhe nuk kemi mundur të marrim shërbimin. Kjo gjë na ka shtyrë gjithë procesin e programuar të vizitave dhe mjekimeve. Thonë që presin të vijnë ta rregullojnë nga Tirana”, thuhet në denoncim.
Prej gushtit të këtij viti shërbimi Onkologjik në Korçë u pajis me 10 poltrona për kimioterapinë./ Shekulli
“KORÇA BOOM”
















