top of page


Prishet Skaneri në Spitalin e Korçës, dhjetëra pacientë mbeten pa shërbim: Presim ta rregullojnë nga Tirana…
Në një denoncim të ardhur në adresën e SHEKULLIT, bëhet me dije se Skaneri kishte mbinxehje dhe nuk mund të funksiononte. Skaneri i Spitalit Rajonal të Korçës është jashtë shërbimit prej të paktën dy ditësh, duke lënë pa marrjen e shërbimit dhjetëra pacientë, mes tyre edhe ata që vuajnë nga probleme onkologjike. Në një denoncim të ardhur në adresën e SHEKULLIT, bëhet me dije se Skaneri kishte mbinxehje dhe nuk mund të funksiononte. “Kemi pasur një vizitë të planifikuar prej s
3 days ago


Zgjerohet spektri i mbrojtjes për vaksinën e 13-vjeçarëve! Jepet njoftimi, javën e ardhshme nis...
Fëmijët 13-vjeçarë, vajza dhe djem, do të vaksinohen tashmë me vaksinën HPV 9-valente. Deri më tani, kjo grupmoshë merrte vaksinën 4-valente. Vaksina e re mbulon një numër më të madh të tipologjive të virusit HPV, duke synuar rritjen e mbrojtjes ndaj infeksioneve që lidhen me zhvillimin e lezioneve prekanceroze, kancerit të qafës së mitrës dhe disa llojeve të tjera të kancerit të shkaktuara nga Papillomavirus. Nga Instituti i Shëndetit Publik, ministrja e Shëndetësisë dhe Mir
Sep 30


Shëroi dhe u shërbeu shumë familjeve! Ndahet nga jeta mjekja e njohur në moshë të re
Zi pas ndarjes nga jeta të mjekes shqiptare Anila Thomai, e cila humbi betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 58-vjeçare. Për më shumë se dy dekada,Thomai ushtroi profesionin e mjekes së përgjithshme në Treviso, duke u shërbyer një numri të madh pacientësh dhe familjesh. Ajo kishte klinikën e saj në Via Burchiellati, në qendër të qytetit, ku ndër vite ishte kthyer në një figurë të njohur dhe të besuar për komunitetin. Anila Thomai ishte pjesë e shërbimit shëndetësor të US
Sep 29


Tenderi 4.6 miliardë lekë për hemodializën anulohet/ Zbulohet arsyeja
Tenderi me vlerë rreth 4.6 miliardë lekë për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendra spitalore në vend është anuluar nga autoriteti kontraktor. Procedura kishte si objekt ofrimin e shërbimit të hemodializës në spitalet e Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit për një periudhë 48-mujore. Fondi limit i tenderit ishte 4 miliardë e 591 milionë lekë pa TVSH. Në garë kishte marrë pjesë vetëm një operator, kompania Diaverum AB, e cila ishte shpallur fituese më 10
Sep 25


Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Në vitin 2024, 8% e popullsisë 16 vjeç e lart raportoi se nuk kishte kryer një ekzaminim mjekësor të nevojshëm, sepse ishte shumë i shtrenjtë. Në të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat, vetëm Greqia ka një nivel më të lartë, me 8.8% në vitin 2025. Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2025 ishte vetëm 1%. Pas Greqisë dhe Shqipërisë, diferenc
Sep 23


OBSH jep alarmin: Bota drejt mungesës së miliona punonjësve të shëndetësisë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar për një mungesë të konsiderueshme të punonjësve të shëndetësisë në mbarë botën gjatë viteve të ardhshme. Sipas OBSH-së, deri në vitin 2030 mungesa globale mund të arrijë në 11.1 milionë punonjës shëndetësorë. Paralajmërimi vjen në një kohë kur në shumë vende po plaken njëkohësisht si popullsia, ashtu edhe personeli mjekësor. “Në shumë vende, si popullsia ashtu edhe punonjësit e shëndetësisë po plaken në të njëjtën koh
Sep 18


Alarm te shkencëtarët? Zbulohet një virus i ri dhe ngrihen pyetje për COVID-19
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka zbuluar një koronavirus të panjohur më parë te një lakuriq nate me mustaqe Parnell në Brazil. Virusi u identifikua pas sekuencimit të gjenomit dhe i përket grupit të betakoronaviruseve, ku bëjnë pjesë edhe SARS-CoV-2 dhe MERS-CoV. Sipas studiuesve, virusi i ri i përket një nëngjinie të veçantë dhe është relativisht i largët nga SARS-CoV-2 në aspektin evolucionar. Megjithatë, zbulimi ka tërhequr vëmendje për shkak të një karakteristike të
Sep 16


Lajm i mirë për shëndetin / Ulet kufiri i moshës për check-up falas: Ja kush e përfiton kontrollin bazë nga shtatori
Programi kombëtar i Kontrollit Mjekësor Bazë (Check-Up) zgjerohet duke nisur nga muaji shtator, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta kryejnë këtë shërbim falas, pa kufizim moshor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri të ditur se zgjerimi i programit synon të rrisë aksesin në kontrollet periodike dhe të forcojë parandalimin, përmes identifikimit sa më të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe problemeve shëndetësore. Për të përfituar nga ky sh
Sep 7


Rekord i ri në mjekësi, veshka e derrit funksionon 271 ditë në trupin e një burri
Një veshkë e transplantuar nga një derr ka funksionuar për 271 ditë në trupin e një burri amerikan, duke shënuar kohën më të gjatë të regjistruar deri më tani për një transplant të tillë. Tim Andrews, i cili vuante nga sëmundja e veshkave në fazën përfundimtare, tha se transplanti i dha “shpresë” dhe e kurseu për disa muaj nga dializa, procedura përmes së cilës gjaku filtrohet nga një makinë. Andrews iu nënshtrua transplantit më 25 janar 2025, në moshën 66-vjeçare. Veshka e d
Sep 4


Vapa e vjeshtës favorizon virozat, mjekët: Më agresive se vitin e kaluar, po prek moshat në punë
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë vit po shfaqen me simptoma më të forta, sipas mjekëve. Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore të kësaj viroze, tha mjeku P. Male. Rastet paraqiten gjithashtu me dhimbje kockash, diarre dhe të vjella. Mjekët raportojnë edhe raste me gastroenterite, ndërsa te një pjesë e të prekurve virozat kanë dhënë prekje edhe në mushkëri që kërkojnë trajtim me
Sep 3


Rritet me 28% fondi për barnat e rimbursueshme, lista do të zgjerohet me 20 barna
Fondi për barnat e rimbursueshme parashikohet të rritet me 28% në vitin 2027. Fondi pritet të shkojë në 17.28 miliardë lekë, nga 13.5 miliardë lekë në vitin 2026. Sipas të dhënave të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029, lista e barnave të rimbursueshme parashikohet të zgjerohet me 20 barna, nga 1,356 në 1,376 barna. Ndërkohë që deri në vitin 2029 parashikohet të përfshihen 1406 barna. Po ashtu, skema parashikohet të vijojë të mbështesë rreth 400 mijë pacientë në vit gjatë
Sep 2


Revolucion në stomatologji: Krijohet materiali që rikthen smaltin e dhëmbëve just translate
Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka krijuar një material të ri me bazë proteinash, që mund të ndihmojë në rikthimin e strukturës dhe forcës së smaltit të dëmtuar të dhëmbëve, duke hapur një mundësi të re për trajtimin e erozionit dentar dhe ndjeshmërisë së dhëmbëve, sipas “Nature Communications”. Studimi u krye nga studiues të Universitetit të Notinghamit në Britani të Madhe, në bashkëpunim me shkencëtarë nga institucione të tjera në Evropë dhe SHBA. Hulumtimi u drejtua nga
Sep 1


Ajo po mbante fëmijën e një çifti, por testet zbuluan se edhe një bebe tjetër ishte e saj
Një histori e pazakontë ka bashkuar dy familje, pasi një marrëveshje surrogacie mori një kthesë të papritur gjatë shtatzënisë. Dy çiftet ishin njohur përmes miqve të përbashkët dhe kishin rënë dakord për një marrëveshje surrogacie. Njëri prej çifteve nuk mund të kishte fëmijë, pasi gruaja kishte lindur pa mitër. Në këto rrethana, ata u njohën me një çift tjetër, i cili kishte tashmë pesë fëmijë. Gruaja e këtij çifti pranoi të bëhej nënë surrogate. Në prill të vitit 2025, asaj
Aug 31


Ethet e Nilit në Korçë/ ISHP zbarkon në terren pas rastit të parë të konfirmuar në Shqipëri, pritet dezinfektimi i zonave
Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës. Një ekip specialistësh të ISHP-së nga Tirana ka mbërritur në terren për kryerjen e hetimit entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrjen e masave të nevojshme të kontrollit. Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga Korça, i cili aktuali
Aug 26


Rasti me Ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP: Nuk transmetohet nga njeriu te njeriu! Ja si u infektua i moshuari
Epidemiologia Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik, ka dhënë detajet e fundit sa i përket rastit të infektimit me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor. “Nuk kemi raste të tjera të konfirmuara apo të dyshuara me Ethet e Nilit Perëndimor. Ethet e Nilit është një sëmundje që transmetohet përmes mushkonjave bartëse të virusit që e marrin nga zogjtë apo kuajt e infektuar”, tha ajo. Dhe është konfirmuar rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri. Pacienti i prekur është një
Aug 25


Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça në spital
Është konfirmuar rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri për vitin 2026. I prekuri është një 72-vjeçar nga Korça, i cili po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Korçës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga janari janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga Virusi i Nilit Perëndimor dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Rasti në Korçë është i pari i konfirmuar këtë vit. Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik dhe ento
Aug 24


Nxehtësia përvëluese nuk prek vetëm temperaturën, ja 5 efektet që mund të mos i prisni
Nxehtësia ekstreme nuk shkakton vetëm djersitje, etje dhe lodhje. Kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi duhet të punojë më shumë për të ruajtur temperaturën normale të trupit dhe kjo mund të ndikojë në disa sisteme të rëndësishme. Ekspertët theksojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj temperaturave shumë të larta mund të ketë pasoja që nuk janë gjithmonë të dukshme në momentet e para. 1. Zemra punon më shumë Në temperatura të larta, trupi rrit qarkullimin e gjakut drejt lëkurë
Aug 13


SKANDALI me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur probleme serioze në verifikimin e barnave të përfshira në listën e rimbursimit. Sipas një raporti auditimi që i referohet ndjekjes dhe zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH në 6-mujorin e dytë të vitit 2024, nga 458 barna të kontrolluara për vitin 2023, 43 nuk rezultonin të pajisura me autorizim tregtimi dhe nuk figuronin në regjistrin e barnave për atë vit. Në një verifikim tjetër, KLSH-ja konstatoi edhe 46 barna të autorizuara për
Aug 12


Në Korçë ndryshon shërbimi i kimioterapisë, rreth 300 pacientë përfitojnë
Njësia e kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës është rikonstruktuar dhe pajisur me standarde bashkëkohore, duke u mundësuar rreth 300 pacientëve të qarkut të marrin trajtimin pranë vendbanimit të tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, deklaroi se synimi është decentralizimi i shërbimeve onkologjike, në mënyrë që pacientët të mos kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për çdo trajtim. “Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient m
Aug 12


Kreu i Urgjencës me apel publik: Mjekët të dalin në mbrojtje të qytetarëve
Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Dr. Skënder Brataj, u ka bërë thirrje mjekëve dhe profesionistëve të shëndetësisë që të jenë më aktivë në rrjetet sociale për të luftuar dezinformimin dhe këshillat e rrezikshme që qarkullojnë në internet. Sipas Bratajt, rrjetet sociale janë kthyer në një burim të rëndësishëm informacioni për qytetarët, por njëkohësisht po përdoren edhe nga persona pa formimin e duhur, të cilët përhapin mite dhe informacione të pavërteta për shëndetin. Ai theks
Jul 30
bottom of page
