top of page

Rasti me Ethet e Nilit në Shqipëri, ISHP: Nuk transmetohet nga njeriu te njeriu! Ja si u infektua i moshuari

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Epidemiologia Adela Vasili nga Instituti i Shëndetit Publik, ka dhënë detajet e fundit sa i përket rastit të infektimit me virusin e Etheve të Nilit Perëndimor.


“Nuk kemi raste të tjera të konfirmuara apo të dyshuara me Ethet e Nilit Perëndimor.

Ethet e Nilit është një sëmundje që transmetohet përmes mushkonjave bartëse të virusit që e marrin nga zogjtë apo kuajt e infektuar”, tha ajo.


Dhe është konfirmuar rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri. Pacienti i prekur është një 72-vjeçar nga Korça, i cili ndodhet aktualisht i izoluar në karantinë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr edhe mjekimin përkatës. Pasi ka shfaqur shqetësime shëndetësore, ai i është drejtuar spitalit ku analizat konfirmuan praninë e virusit.


Deri më tani ky mbetet i vetmi rast i identifikuar, pasi testet e kryera te personat e tij të afërt kanë dalë negative./ Ballkanweb

"KORÇA BOOM"



bottom of page