Konfirmohet rasti i parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, 72-vjeçari nga Korça në spital
- 1 hour ago
- 1 min read
Është konfirmuar rasti i parë me Virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri për vitin 2026. I prekuri është një 72-vjeçar nga Korça, i cili po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Korçës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, që nga janari janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga Virusi i Nilit Perëndimor dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Rasti në Korçë është i pari i konfirmuar këtë vit.
Instituti i Shëndetit Publik ka nisur hetimin epidemiologjik dhe entomologjik në qarkun e Korçës, përfshirë monitorimin e pranisë së mushkonjave që mund të transmetojnë virusin.
Ndërkohë, specialistë pritet të kryejnë dezinfektimin e zonës ku është evidentuar rasti.
Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.
Në shumicën e rasteve infeksioni mund të mos shkaktojë simptoma, ndërsa në raste më të rënda mund të prekë sistemin nervor.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Shqipëri infeksioni është evidentuar edhe më herët.
Në vitin 2024 u raportuan 107 raste të konfirmuara dhe 50 të mundshme, ndërsa në vitin 2025 u konfirmuan dy rast
“KORÇA BOOM”
















