SA TURP/ Të paktën për tifozët, Skënderbeu duhet ta kishte fituar titullin kampion! Kush e ka fajin!
- May 5
- 1 min read
Skënderbeu dje nuk mundi të fitonte titullin kampion, pasi u mposht nga Laçi në shtëpi. Një ndeshje që në fakt vendoste titullin dhe Skënderbeu gaboi në momentin më delikat duke humbur titullin dhe 30 mijë euro shpërblim nga FSHF-ja.
Përpos humbjes së titullit po sjellim më poshtë foton që tregon se sa shumë tifozë ishin dje në shkallët e stadiumit “Skënderbeu”. Klubi përpara ndeshjes u bëri thirrje tifozëve që të ishin sa më të shumtë në numër për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës dhe tifozët ju përgjigjën, duke treguar se janë të etur për ta parë Skënderbeun në fushë.
Tifozët erdhën, por lojtarët në fushë, thuajse nuk treguan asgjë dhe arritën edhe të mundëshin edhe pse u duhej vetëm barazimi.
Të paktën për ata tifozë Skëndereu duhet ta kishte fituar titullin kampion. Vërtet mëkat! Sa turp që tifozët u rikthyen, por Skënderbeu nuk reagoi aspak në fushë.
Atëherë me të drejtë ngrejmë pyetjen: Kush e ka fajin për këtë humbje në këtë moment kaq delikat!
Dikush duhet të dalë dhe tu përgjigjet tifozëve për tu thënë se përse skuadra ishte në këtë gjendje.
Bravo “Ujqërve”! Turp Skënderbeut!
“KORÇA BOOM”
















