Sa votuan demokratët në Korçë? Dalin shifrat e pjesëmarrjes
- 2 hours ago
- 1 min read
Partia Demokratike po zhvillon këtë të shtunë procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku në garë është vetëm Sali Berisha. Për shkak të mungesës së rivalëve, procesi po konsiderohet më shumë si një votëbesim nga anëtarësia për vijimin e drejtimit të tij në krye të PD-së.
Në qarkun e Korçës, deri në orën 14:30, pjesëmarrja në votime ka qenë relativisht e ulët.
Sipas të dhënave zyrtare, nga rreth 11 mijë anëtarë me të drejtë vote, kanë marrë pjesë vetëm 1,265 persona, që përkthehet në rreth 11.5% të totalit.
Sa i përket degëve në juglindje, në Korçë kanë votuar 280 anëtarë, në Maliq 250, në Devoll 390, në Kolonjë 145 dhe në Pogradec 200 votues.
Procesi i votimit vijon në të gjitha degët e Partisë Demokratike, ndërsa në përfundim pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht mandati i ri i Sali Berishës në krye të selisë blu.
“KORÇA BOOM”
















