Sekuestrohen 300 mijë euro në doganë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Rreth 300 mijë euro janë sekuestruar gjatë kontrolleve në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.
Sipas njoftimit nga autoritetet përkatëse zyrtarët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar 295 mijë e 270 euro të padeklaruara, të cilat ishin fshehur në një veturë.
Dogana e Kosovës njofton se automjeti ishte ndalur për kontroll të detajuar në vijë të dytë, pasi drejtuesi i tij kishte deklaruar se nuk posedonte asgjë për të raportuar. Gjatë kontrollit fizik, zyrtarët doganorë kanë gjetur shumën e madhe të parave të fshehur brenda automjetit.
Shuma prej 295,270 eurosh është konfiskuar në përputhje me procedurat ligjore. Ndërkohë, rasti është dorëzuar për hetime të mëtejshme nga autoritetet
kompetente, raporton KosovaPress.
Dogana e Kosovës ka theksuar se kontrollet e tilla janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme në pikat kufitare.
“KORÇA BOOM”



















