top of page

Sh*rri në Pogradec/ Muçllari: Kryeplaku më g*diti me tullë, nuk ka lidhje me pronën tonë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 19, 2025
  • 3 min read

Updated: Jul 20, 2025

Jetmir Muçllari, qytetar nga zona e Dardhës, ka reaguar pas publikimeve në media ku ai akuzohet për dhunë ndaj kryeplakut të fshatit. Në një deklaratë publike, ai shprehet se është pikërisht Ilir Tasellari, një kryeplak i vetëshpallur dhe pa funksion zyrtar, që ka provokuar dhe ushtruar dhunë ndaj tij.


Sipas Muçllarit, konflikti ka nisur para më shumë se dy muajsh, kur Tasellari ka hyrë në mënyrë të përsëritur në pronën e tij private, pa asnjë të drejtë ligjore. “Ai pretendon se është rrugë publike, por prona ime është me dokumentacion të rregullt dhe sistemimet janë bërë me leje,” – deklaron Muçllari.


Ai thotë se ditën e ngjarjes është goditur i pari me një tullë, e cila ishte fshehur qëllimisht nga Tasellari, dhe më pas me një qeramidhe, duke pësuar dëmtime në kokë dhe mpiksje gjaku në sy. “Prezent kanë qenë edhe përfaqësues të bashkisë dhe të IKMT-së, të cilët kanë konstatuar se prona është e rregullt dhe ne jemi pala e dëmtuar,” thekson ai.


Muçllari gjithashtu akuzon Tasellarin për ndërtim pa leje, përfshirë një bodrum të fshehur në hotelin e tij, zaptim të rrugëve dhe edhe të territorit pranë varrezave të fshatit, ku pretendohet se ka prishur murin rrethues.


Sipas tij, ky nuk është rasti i parë që Tasellari përfshihet në përplasje me fqinjët. “Ka goditur edhe komshiun tim disa vite më parë për të njëjtat arsye. Ky person përfiton nga pozicioni që pretendon të ketë dhe është pjesë e një grupi kriminal,” shprehet Muçllari.


Ai shton se videoja e publikuar në media është e prerë dhe nuk tregon momentin kur goditet me tullë. “Provat dhe mjetet me të cilat jam plagosur ndodhen në polici,” përfundon deklaratën Jetmir Muçllari.

Deklarata:


Pershendetje! Pasi pash nje postim qe jemi zaptues tokash dhe kemi goditur kryeplakun e fshatit ndjehem i detyruar te pergjigjem. Kryeplaku i fshatit eshte nje kryeplak zaptues dhe i vetshpallur, qe vjen ne token tone dhe na provokon prej 2 muajsh rresht duke mos pasur lidhje fare me ate prone .


Ky “kryeplak” i quajtur Ilir Tasellari ka zene rrugen dhe tek hoteli qe ai vete ka bere , e ka nje bodrum pa leje fare duke genjyer inspektoret e ndertimit duke e maskuar me pjese muri . Ka arritur deri tek varrezat e fshatit qe i ka zaptuar duke prishur murin rrethues . Ka rrethuar gjithe malin dhe shum shkelje te tjera qe ben ky person i vetquajtur kryeplak.


Ka ardhur me qellim ate dite dhe shume dite te tjera per tu zene dhe te na denoncoje. Ka goditur i pari me nje tulle qe e mbante te fshehur mbrapa ,mbas ksaj ka godur dhe me qaramidhe duke me care koken ne dy vende dhe vazhdon te jete ende i lire.


Une jam i plagosur me mjete te forta dhe mpiksje gjaku brenda ne sy. Prezent kane qene dhe dy persona te bashkise dhe dy te IKMT, ku toka ka dale e rregullt duke matur cdo centimeter dhe ne jemi pala e demutuar.


Ky person perfiton nga detyra dhe disa vite me pare ka goditur dhe komshiun ngjitur te quajtur Xhili, per te njejtat arsye sic deshiroi te konfliktohej me ne. Eshte pjese e nje grupi kriminal te cilin ne kemi pasur probleme disa here me pare.


Kam dhe momenet qe hyn ne pronen time duke pretenduar qe eshte rruge publike, nderkohe qe prona eshte me tapi dhe ato sistemime dheu jane me leje. Ka ardhur ikmt dhe na pezulloi punimet pasi ky person ankohet pa te drejte duke mos qene kufiturar dhe as pronar me pronen time.


Ka ardhur te toka i organizuar duke mbatur plloce parkimi me qellim per te me goditur ky bashke me Prokop Pilicin dhe duke me ofenduar. Kete e ka bere dhe 2 jave me pare kur kane qene personat e bashkise prezent per matjen e tokes dhe ka ofenduar prap sic beri dhe dje.


Gjithashtu video qe eshte publikuar ne media nuk eshte e plote edhe eshte prere ne momentin kur me godet me tulle,provat jan ne polici dhe mjetet qe perdori per te me plagosur.

Madje lokal restorant Dante e ka pa leje fare.

Me respekt: Jetmir Muçllari./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page