top of page

SHBA Kampion Bote? NASA premton gjestin historik nëse amerikanët fitojnë për herë të parë Botërorin

  • 5 days ago
  • 1 min read

NASA ka bërë një premtim të pazakontë për Kupën e Botës 2026: nëse kombëtarja e Shteteve të Bashkuara fiton titullin botëror, një top zyrtar futbolli do të dërgohet në Hënë.


Zotimi u bë nga administratori i NASA-s, Zhared Isakmen, gjatë një prezantimi të agjencisë mbi programin Artemis dhe planet për krijimin e një pranie të qëndrueshme njerëzore pranë polit jugor të Hënës. Duke iu drejtuar kombëtares amerikane, ai e paraqiti nismën si një motivim shtesë për skuadrën.


“Pak motivim për ekipin e SHBA-së. Do ta kalojmë Alan Shepardin, i cili luajti golf në sipërfaqen hënore, dhe do të dërgojmë një top futbolli në Hënë”, deklaroi Isakmen.


Isakmen rikujtoi edhe një nga episodet më të veçanta në historinë e eksplorimit hapësinor amerikan. Astronauti Alan Shepard, komandant i misionit Apollo 14, në vitin 1971 luajti golf në Hënë, pasi kishte marrë me vete fshehurazi dy topa golfi dhe një shkop të improvizuar, duke krijuar një nga momentet më simbolike të misioneve Apollo.


Përtej karakterit simbolik, iniciativa e NASA-s synon të lidhë entuziazmin e Botërorit 2026 me ambiciet e reja të Shteteve të Bashkuara për rikthimin e astronautëve në Hënë përmes programit Artemis.

“KORÇA BOOM”


bottom of page