top of page

Shikoni Skënderbeun e afro 3 dekadave më parë… Sa shumë nostalgji…!

  • Aug 14, 2023
  • 1 min read

Sa shumë na ka marrë malli për këtë brez futbollistësh, të cilët luanin me shpirt në fushë dhe pa diskutim që Skënderbeu ka pasur një skuadër me emra futbollistësh që sot kujtohen me shumë nostalgji.

Kemi zgjedhur për sot këtë foto me kaq shumë lojtarë me emër të cilët pa diskutim kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Është foto e afro 30 viteve më parë, në një ndeshje finale në kategorinë e parë, teksa Skënderbeu përballej me Besën dhe fitonte 1-0 me golin e Bledi Kadiut me një goditje dënimi.

Në këtë foto nga e majta në të djathtë janë:

(sipër: Liço (kapiten), Lako, Rustemi, Fetollari (ndjesë pastë), Kadiu dhe portieri Mustafa.

poshtë: Demiraj, Çajku, Veizaj, Toçuku dhe Agolli.)

Një brez i tërë futbollistësh që edhe sot kujtohen me shumë nostalgji edhe pse kanë kaluar 3 dekada.

Futbollistë që luanin për fanelë dhe që dhanë më të mirën për këtë Skënderbe.

Faleminderit djema…!



bottom of page