Shkrumbohet një kioskë dhe dy automjete, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- Korca Boom
- Dec 30, 2025
- 1 min read
Një kioskë dhe dy automjete janë janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në aksin Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Xhyrë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, megjithatë nuk përjashtohet pista e ndonjë shkëndije elektrike.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“KORÇA BOOM”



















