top of page

SHORTI/ Inter Club d’Escaldes-Skënderbeu më 17 shtator-1 tetor. Ndeshja e parë në Andorë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Është hedhur shorti i Champions League për U-19 teksa padiskutim për Skënderbeun është momenti historik teksa do të luajë për herë të parë në histori në një event kaq të madh.


Sipas faqes zyrtare të Champions League Skënderbeu ndeshjen e parë do të luajë në Andorë ndaj skuadrës Inter Club d.Escaldes dhe ndeshja e parë do të jetë më 17 shtator në Andorë. Më pas ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” më 1 tetor.


Nëse Skënderbeu kalon turin, do të ketë përballë një skuadër ëndrrash që çdo skuadër shqiptare do ta kishte dëshirë të përballej. Skënderbeu nëse e kalon turin e parë do të përballet me Aston Villën U-19, teksa ndeshja e parë është planifikuar të luhet më 22 tetor në Korçë dhe ndeshja e dytë më 5 nëntor në Angli.


Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm ti urojmë suksese Skënderbeut U-19 në Champions League dhe shpresojmë shumë që të kalojë në turin e dytë, ku mezi presim të shikojmë në Shqipëri Aston Villën këtë skuadër kaq të madhe.


Dhe më tej shorti i Champion League për turin e tretë, kush kalon përballet me holandezët e AZ Alkmar, ndeshje që luhen më 26 nëntor dhe të kthimit më 10 dhjetor.


Suksese “Ujqërve” U-19!

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page