top of page

Shorti i play-off të Botërorit 2026, Shqipëria përballet në gjysmëfinale me Poloninë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026. Në shortin e play-off-it të hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, goglat pozicionuan Shqipërinë përballë Polonisë.


Ky takim do të luhet më 26 mars 2026, ndërsa kuqezinjtë kanë mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm për finalen e play-off-it.


Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi. 

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page