top of page

Shpallet “non grata” në Shqipëri, ministri i Brendshëm firmos urdhrin

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka firmosur një urdhër për shpalljen e shtetases Igballe Huduti (Berisha) si “person i padëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare.


Sipas informacioneve të bëra publike, vendimi është marrë mbi bazën e të dhënave dhe vlerësimeve të institucioneve përgjegjëse, të cilat e konsiderojnë veprimtarinë e saj si një rrezik potencial për sigurinë kombëtare, rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend.


Urdhri i ministrit i është përcjellë për zbatim Policia e Shtetit, si dhe strukturave të Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, të cilat do të ndjekin procedurat përkatëse për ndalimin dhe masat administrative të parashikuara nga ligji.


Sipas të dhënave të raportuara më herët, Igballe Huduti është përmendur në debatet publike për shkak të lidhjeve të pretenduara me regjimin iranian dhe për deklarata që janë konsideruar si nxitëse kundër institucioneve shtetërore shqiptare.


Ajo është shfaqur gjithashtu në aktivitete publike pranë ish-presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad.


“KORÇA BOOM”


bottom of page