top of page

Shpërblim "faraonik" për golin përballë Zvicrës, Katari çon në "qiellin e shtatë" mbrojtësin

  • Jun 14
  • 1 min read

Goli i shënuar nga Boualem Khoukhi në minutat e fundit të shtesës përballë Zvicrës, që i siguroi edhe 1 pikë në ndeshjen e parë të grupit B, nuk ka mbetur pa u shpërblyer nga një Fond Investimi me në qendër Katarin.


Siç raportojnë mediat botërore, mësohet se mbrojtësi do të përfitojë plot 3 milionë dollarë në kesh si dhe një automjet të tipit Rolls Royce Phanom të serisë VIII, e cila kap vlerat e 470 mijë dollarëve.


Në këtë mënyrë, ky fond zgjedh që kuptimin e golit ta jap edhe në formën e dhuratave, ndaj edhe tek Katari, oreksi vjen duke ngrënë dhe pritshmëritë duke ruajtur të njëjtën ecuri rezultatesh./ Newsport

“KORÇA BOOM”


bottom of page