Shtyrja e kampionatit, absolutisht në të mirë të Skënderbeut…
Tashmë është bërë publik fakti që superliga shqiptare nuk do të startojë më 19 gusht, por një javë më vonë, më 26 gusht.
Sigurisht një lajm i tillë përsa i përket tifozërisë nuk është pritur mirë, pasi starti është start, por Skënderbeu në veçanti e ka pritur mirë lajmin e shtyrjes së startit të superligës.
Kjo për vetë faktin se janë disa lojtarë që kanë mbërritur së fundmi dhe deri më 26 gusht kanë kohën e përshtatshme për t'u përshtatur me grupin. Në këtë mënyrë, Juri Merlim, Zhordan Fleçer, Mario Rabiu e ndonjë tjetër janë lojtarët që kanë mbërritur së fundmi dhe akoma nuk janë përshtatur me grupin.
Po ashtu, edhe ardhja e Randit do të bëjë që edhe futbollisti afrikan të ketë kohën e vet në dispozicion për të arritur formën e tij optimale. Me pak fjalë, Skënderbeut i ka bërë mirë kjo shtyrje superlige dhe kjo nuk ka dyshimin më të vogël. Tashmë deri më 26 gusht Skënderbeu duhet të jetë gati, shansi iu dha…
















