Skandal në botën e muzikës: Gjesti nën hetime, policia merr masa
- 1 hour ago
- 1 min read
Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. Ndër akuzat që rëndojnë ndaj tij janë mbajtja, kontrolli ose posedimi i paautorizuar i armëve, kanosja, si dhe asgjësimi ose dëmtimi i pasurisë.
Autoritetet bëjnë të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.
Prokuroria ka theksuar se, për shkak të fazës së hershme të hetimeve, nuk mund të publikohen detaje shtesë në këtë moment, me qëllim ruajtjen e integritetit të procesit.
Brenda afateve ligjore, do të ndërmerren hapat e mëtejshëm proceduralë dhe pritet vendosja e masave të tjera ndaj këngëtarit, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
"KORCA BOOM"
















