Skandal në Gardën Revolucionare? Media arabe raportojnë për e*kzekutimin e një gjenerali
- Mar 6
- 1 min read
Disa media arabe kanë raportuar se gjenerali i forcave speciale të Gardës Revolucionare të Iranit, Esmail Qaani, është ekzekutuar pasi dyshohej për spiunazh në favor të Mossad.
Sipas portalit nga Emiratet e Bashkuara Arabe The National, i cili citon burime të pakonfirmuara, Qaani dyshohet se u akuzua për spiunazh dhe më pas u ekzekutua. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane për këtë informacion.
Esmail Qaani ishte komandanti i njësisë elitë Quds Force, një strukturë shumë e rëndësishme brenda Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, e cila merret me operacionet jashtë vendit dhe koordinimin me grupet aleate në Lindjen e Mesme.
Ai mori drejtimin e kësaj force në vitin 2020, pas vrasjes së komandantit të mëparshëm, Qasem Soleimani, gjatë një sulmi amerikan me dron në Bagdad.
Qaani ka qenë për vite me radhë një nga figurat kyçe të strategjisë ushtarake të Iranit në rajon. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ai ka mbijetuar edhe më parë disa tentativa për atentat dhe thuhet se ndodhej pranë liderit suprem iranian Ali Khamenei edhe gjatë bombardimeve amerikano-izraelite.
Megjithatë, informacionet për arrestimin apo ekzekutimin e tij mbeten të pakonfirmuara dhe deri në një reagim zyrtar nga Teherani, këto raportime duhet të trajtohen me rezervë.
"KORCA BOOM"
















