SKËNDERBEU/ Edhe 9 pikë për tu ngjitur në superiore. Para finaleve me Pogradecin dhe Laçin bardhekuqtë duhet ta kenë mbyllur ngjitjen
- 3 hours ago
- 2 min read
Edhe 5 javë kanë mbetur deri në përfundim të kategorisë së parë, ndërkohë që akoma nuk kemi një emër ekipi që të ketë siguruar ngjitjen në superligë. Skënderbeu është ekipi që ndodhet shumë pranë, kjo edhe për atë se kur kanë mbetur edhe 450 minuta, ndodhet në krye me 67 pikë.
Skënderbeu është 3 pikë më shumë se Laçi dhe 6 pikë larg Pogradecit të vendit të tretë.
Edhe sa pikë u duhen korçarëve për të siguruar superligën? Në bazë të llogarive deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe 5 ndeshje. Nesë Skënderbeu fiton tre ndeshjet e radhës, me Ilirinë dhe Kastriotin në stadiumin “Skënderbeu” dhe Burrelin në transfertë, atëherë ngjitja në superligë sigurohet përpara kohe.
Pra, Skënderbeu nëse siguron 9 pikë në këto 3 javë të radhës, atëherë e ka siguruar superligën dhe dy ndeshjet e fundit që i ka si finale me Pogradecin dhe në fund Laçin edhe nëse i humbet të dyja përsëri e ka siguruar ngjitjen.
Kjo llogari bëhet për vetë faktin se tre javë përpara fundit dhe pikërisht në javën e 31-të do të kemi përballjen direkte mes Laçit dhe Pogradecit dhe atë javë mund të zgjidhet edhe çështja e Skënderbeut në superligë, gjithmonë nëse bardhekuqtë fitojnë këto tre ndeshje të radhës.
Më poshtë sjellim edhe kalendarin e 5-së javëve të mbetura, ku Skënderbeu e ka në dorë vetë ngjitjen në superligë dhe është vetëm një hap larg.
JAVA 29
4 prill 2026 (E SHTUNË)
ORA 15:00 Skënderbeu-Iliria
JAVA 30
11 prill 2026 (E SHTUNË)
ORA 15:00 Burreli-Skënderbeu
JAVA 31
19 prill 2026 (E DIEL)
ORA 15:00 Skënderbeu-Kastrioti
JAVA 32
25 prill 2026 (E SHTUNË)
ORA 15:00 Pogradeci-Skënderbeu
JAVA 33
3 maj 2026 (E DIEL)
ORA 15:00 Skënderbeu-Laçi
“KORÇA BOOM”
















