SKËNDERBEU/ Këta janë “Ujqërit” KAMPIONË të kampionatit U-13. Bravo djema!
- 4d
- 1 min read
Sot po sjellim lajmin vërtet të shkëlqyer për këta djem që shikoni në foton më poshtë. Janë Skënderbeu U-13, skuadër që zyrtarisht është shpallur kampion në Grupin B, duke dominuar një sezon të tërë dhe duke treguar se Skënderbeu ka plot talente që do të vijnë shpejt në radhët e Skënderbeu të të rriturve.
Ky Skënderbe nën drejtimin e Daniel Jano dhe Genti Lilaj, ka dominuar nga fillimi në fund të sezonit dhe më të drejtë sot kryeson në majë të tabelës së klasifikimit që sjellim më poshtë.
Janë një skuadër për tu admiuar me lojtarë shumë cilësorë dhe tashmë mbetet që përveç titullin kampion për Grupin B të shpallen pse jo edhe kampionë kombëtarë, pasi do të përballen për titullin me grupin tjetër të veriut.
Një punë model nga Akademia e klubit bardhekuq me këtë grupmoshë dhe sigurisht që këto rezultate fantastike që kanë arritur këta djem, kanë bërë që kjo skuadër të jetë tashmë kampione me plot merritë.
Bravo stafit teknik! Bravo djemve dhe presim tashmë trofeun e madh…
“KORÇA BOOM”

















