top of page

SKËNDERBEU/ Ndaj Ilirisë të premte. Ja përballjet historike. Korçarët kanë 2 fitore me 11 gola të shënuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Të premte në orën 19:00 në mbrëmje Skënderbeu do të luajë ndeshjen e javës së 3-të të kategorisë së parë. Pas një fitoreje dhe një barazimi në dy javët e para Skënderbeu, ka 4 pikë në total dhe renditet në vendin e dytë pas Laçit që është skuadra e vetme që ka pikët e plota.


Të premte Skënderbeu pret Ilirinë, në një ndeshje që padiskutim do të kërkojë të rikthehet sa më parë te fitorja, aq më tepër që luan në shtëpi dhe bardhekuqtë do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve.


Statistikat historike të përballjeve mes këtyre dy ekipeve flasin vetëm për Skënderbeun. Të paktën dy përballjet e vetme që ka mes këtyre dy skuadrave janë ato për Kupën e Shqiprisë në vitin e largët 2013-të.


Në atë kohë Skënderbeu do të fitonte ndeshjen e parë në transfertën e Fushë-Krujës me rezultatin 1-3, ndërkohë që dy javë më vonë Skënderbeu do ta shpartallonte Ilirinë në Korçë me fitoren e thellë 8-0.


Të shohim rezultatin e kësaj të premteje, por që Skënderbeu është sigurisht favorit në letër dhe nga minuta e parë deri në fund do të kërkojë një fitore dhe pse jo edhe me gola.

 

Dy përballjet mes Skënderbeut dhe Ilirisë

06.11.2013 Skënderbeu-Iliria 8-0

23.10.2013 Iliria-Skënderbeu 1-3

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page