SKËNDERBEU/ Short “ferri” për bardhekuqtë. 5 ndeshje jashtë në fazën e parë. 4 javët e para “malore”
- 1 hour ago
- 2 min read
Sot të gjitha skuadrat e kategorisë superior, janë njohur me shotin e sezonit të ri 2026-2027, ndërkohë që portali ynë “Korça Boom” ka ndjekur hap pas hapi shortin duke publikuar të gjithë shortin javë pas jave.
Në këto momente sjellim për të gjithë tifozët e Skënderbeut, kalendarin e bardhekuqve në dy fazat e para, ndërkohë që fazat e tjera do të kenë short më vete, pas përfundimit të 19-të javëve të para.
Në pamje të parë mund të themi që Skënderbeu nuk pati shumë fat në short, pasi qysh në fazën e parë do të duhet të luajë 5 ndeshje në transfertë dhe 4 përballje në shtëpi. Dhe qysh në start transferta e parë do të jetë në Shkodër ndaj Vllaznisë, një përballje vërtet më shumë se e vështirë.
Madje 4-ër javët e para janë si javë “ferri”, pasi përveç transfertës së Shkodrës.
Skënderbeu do të presë më pas Dinamon në Korçë në një ndeshje shumë të vështirë. Më pas do të udhëtojë drejt Rrogzhinës ku e presin kampionët në fuqi dhe javën e 4-rt do të presë Tiranën.
Më poshtë sjellim kalendarin e plotë të Skënderbeut javë pas jave dhe sigurisht ky sezon duket shumë i vështirë, por Skënderbeu po përgatitet që pavarësisht fatit të keq në short, ti bëjë një start si jo më mirë superligës së sezonit të ri.
FAZA E PARË “Abissnet Superiore”
JAVA 1
Vllaznia-Skënderbeu
JAVA 2
Skënderbeu-Dinamo
JAVA 3
Egnatia-Skënderbeu
JAVA 4
Skënderbeu-Tirana
JAVA 5
Vora-Skënderbeu
JAVA 6
Teuta-Skënderbeu
JAVA 7
Skënderbeu-Elbasani
JAVA 8
Partizani-Skënderbeu
JAVA 9
Skënderbeu-Laçi
FAZA E DYTË “Abissnet Superiore”
JAVA 10
Skënderbeu-Vllaznia
JAVA 11
Dinamo-Skënderbeu
JAVA 12
Skënderbeu-Egnatia
JAVA 13
Tirana-Skënderbeu
JAVA 14
Skënderbeu-Vora
JAVA 15
Skënderbeu-Teuta
JAVA 16
Elbasani-Skënderbeu
JAVA 17
Skënderbeu-Partizani
JAVA 18
Laçi-Skënderbeu
“KORÇA BOOM”
















