top of page

SKËNDERBEU/ “Ujqërit” U-9 shpallen kampionë. Urime djema! Shikoni FOTOALBUMIN…

  • 1 day ago
  • 1 min read

Këta djem që shikoni më poshtë janë kampionët më të rinj Rajonal, teksa kanë mposhtur sot 5-2 edhe fqinjët e Pogradecit dhe në këtë mënyrë janë shpallur kampionë këtë sezon që sapo përfundoi.


Një skuadër vërtet simpatike kjo e Skënderbeut U-9, me një punë të madhe nga ana e trajnerit Andi Beta dhe stafit të Akademisë.


Sot pas fitores këta djem kanë ngritur lart trofeun, duke reguar se vërtet janë të mirët.

Talentet në këtë skuadër janë të shumtë dhe meritojnë një Bravo të gjithë për këtë sukses kaq të madh.


Akademia e Skënderbeut po shfaq cilësi dhe këtë e tregojnë edhe trofetë.


Urime djema!

“KORÇA BOOM”


bottom of page