top of page

Skënderbeu bind në 45 minutat e para, Braga dhe Bismark bëjnë diferencën

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores në Korçë mes Skënderbeut dhe Besës së Kavajës, me skuadrën vendase që po udhëheq me rezultatin 2-0.


Bardhekuqtë e Julian Ahmatajt e nisën në mënyrën më të mirë takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 8-të. Braga ishte autori i golit të parë, duke i dhënë Skënderbeut epërsinë në këtë përballje miqësore.


Në minutën e 18-të erdhi edhe goli i dytë për Skënderbeun. Bismark shënoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Shaqe, duke dyfishuar avantazhin e korçarëve në 2-0.


Besa provoi të reagonte dhe pati mundësinë për të ngushtuar diferencën, teksa Ruzgis goditi shtyllën, duke iu afruar golit për skuadrën e Kavajës.


Pas 45 minutave të para, Skënderbeu kryeson 2-0, ndërsa kjo miqësore vijon të shërbejë si një test i rëndësishëm për të dyja skuadrat në prag të sezonit të ri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page