top of page

SKËNDERBEU faza e parë perfekte/ Ja 11-të ndeshjet në gjuhën e shifrave dhe fakteve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Skënderbeu mbylli fazën e parë të kategorisë së parë duke luajtur 11-të ndeshjet e para me ritmin e një ekipi superlige. Themi këtë pasi nga 33 pikë në total Skënderbeu arriti të grumbullonte plot 28 pikë, duke humbur vetëm 5 pikë nga maksimalja, e thënë ndryshe 2.5 pikë për ndeshje.


Skënderbeu në 11-të është skuadra që ka shënuar më shumë gola, plot 21, si asnjë skuadër tjetër, mesatarisht 1.9 gola për ndeshje, një mesatare vërtet e lartë dhe jo më kot ndodhet në krye.


Skënderbeu është skuadra që ka pësuar vetëm 8 gola për ndeshje. Më pak gola ka pësuar vetëm Laçi, 6 gola, ndërkohë që mesatarja e pësimit të golave për bardhekuqtë është 0.7 gola për ndeshje.


Skënderbeu në këtë fazë ka arritur 9 fitore, si asnjë skaudër tjetër, duke marrë vetëm 1 barazim në Lushnjë dhe vetëm 1 humbje, atë ndaj Kastriotit në transfertë. Në shtëpi Skënderbeu i ka fituar 100% të pikëve.


Me të gjithë këto shifra dhe fakte Skënderbeu mbylli fazën e parë në mënyrën më perfekte dhe tashmë superliga me këtë ritëm duket çështje kohë, pasi edhe ekipet e tjera e mësuan që kreu është bardhekuq, ndërkohë që “lufta” është për vendin e dytë dhe poshtë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page